Shpërthim i fuqishëm i një parku industrial, 19 të vdekur

0
Loading...

Një shpërthim në një park industrial në provincën e Sichuan të Kinës ka lënë 19 të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Në një deklaratë të cituar nga Reuters, autoritetet në qarkun Jiangan thanë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike të drejtuar nga Yibin Hengda Technology.

Fotot në mediat sociale kineze treguan një zjarr të madh dhe tufa tymi që po ngriheshin nga objekti i djegur.

Share.

About Author