Vjet, nga letrat me vlerë 405.0 milionë euro

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK0, ka njoftuar se sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave në vitin 2017, numri i ankandeve për emetimin e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës ishte 19 sosh, përderisa vlera e shpallur në ankande ishte 405.0 milionë euro.
“Gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës ka shpallur numër dhe vlerë më të vogël të bonove të thesarit krahasuar me vitin paraprak. Përderisa numri i fletë-obligacioneve ishte më i lartë krahasuar me vitin paraprak e po ashtu edhe vlera e tyre ishte më e lartë. Sa i përket shumës së pranuar, ajo mbeti e njëjtë me vlerën e shpallur si për bono të thesarit, ashtu edhe për fletë-obligacione”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas afatit të maturimit, struktura e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës vazhdon të tregon tendencë të zhvendosjes nga letrat me vlerë me maturitet afatshkurtër në letra me vlerë me maturitet afatgjatë.

Kategoria kryesore në strukturën e letrave me vlerë vazhdon të mbetet ajo e bonove të thesarit me afat maturimi 364 ditë me një pjesëmarrje prej 33.3 për qind në gjithsej shumën e emetuar, pasuar nga fletë-obligacionet me afat maturimi dy vite që kishin një pjesëmarrje prej 23.5 për qind. Vlen të theksohet se në vitin 2017 janë emetuar për herë të parë fletë-obligacione me afat maturimi prej 7 vitesh, që kishin një pjesëmarrje prej 4.9 për qind në gjithsej shumën e emetuar.

“Krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2017 është vënë re një rritje e emetimit të fletë-obligacioneve krahas rënies së emetimit të bonove të thesarit. Përderisa vitin 2016 ishin emetuar 38.1 për qind fletë-obligacione dhe 61.9 për qind bono thesari, në vitin 2017 kjo pjesëmarrje qëndroi në raport prej 53.1 përkatësisht 46.9 për qind”, thuhet në raport.

Share.

About Author