Thaçi e viziton Sami Lushtakun pas përplasjeve me Bekim Jasharin

0

Ish-kryetari i Skënderajt nga rradhët e PDK-së, Sami Lushtaku, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar sot në Drenicë.

Lushtaku e Thaçi kanë drekuar së bashku diku në regjionin e Drenicës.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku ka shkruar:

“Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë!”

Kujtojmë se ky takim i ish-kreut të PDK-së me kryetarin e degës së PDK-së në Skënderaj, vjen pas një acarimi të raporteve ndërmjet kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, dhe degës së PDK-së në këtë qytet.

Jashari ditë më parë kishte publikuar një listë me emra për të cilë thoshte se ishin militantë të PDK-së të punësuar në Komunë./DRENICASOT/

Share.

About Author