Haradinaj jep lajmin e shumëpritur

0
Loading...

Haradinaj jep lajmin e shumëpritur
Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka marrë lajmin e shumë pritur për hapejen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe evropiane.

Sipas tij, populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, transmeton Indeksonline.

“Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane! Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata evropianë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se tash mbetet që liberalizimi i vizave për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Evropian, kursi i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.

“Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së. Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza. Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.RH”, ka thënë Haradinaj.

Share.

About Author