Nëntë vjedhje, arrestohet 34 vjeçari nga Drenasi

0
Loading...

Policia e Drenasit sot ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur pajisje shtëpiake ( televizorë, gjeneratorë, pompa uji etj).

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar: A. M. 34 vjeç, i dyshuar për nëntë vjedhje të raportuara.

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Share.

About Author