Çfarë kërkonte Baton Haxhiu në vizitën zyrtare të udhëheqësve shtetëror në Bruksel ?

0
Loading...

Ditën e djeshme liderët shtetëror të Kosovës, qëndruan në Bruksel për takimet e njëpasnjëshme që kishin me zyrtarët e BE-së për të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, raporton Drenica Sot.

E bashkë me ta cuditërisht ishte edhe Baton Haxhiu. Baton Haxhiu sa jemi në dijeni nuk është zyrtar në ndonjë institucion shtetëror që do të “amnestonte” udhëtimin me liderët tjerë shtetëror në Bruksel.

I akuzuar si bashkëpuntor i Ivica Stanishiqit, Baton Haxhiu pa as edhe një detyrë zyrtare “përfaqëson” qytetarët e Kosovës në Bruksel.

Ish-pjesëtari i SHIK-ut Naim Miftari, ka drejtuar një sërë akuzash dhe pyetjesh në drejtim të Baton Haxhiut.

Miftari, në një postim në Facebook, ka thënë se Baton Haxhiu ishte postier dhe spiun i shefit të UDB-së Ivica Stanishiq.
Miftari ia ka përmendur Haxhiut edhe një takim të tij me ministrin gjerman Joshka Fischer në vitin 1999, të cilit Haxhiu i kishte thënë se kinse donte ta vriste UÇK-ja.

Poashtu, ish-pjesëtari i SHIK-ut ka kërkuar nga gazetari që të tregojë se çka e lidh më Thaçin, Veselin, Halitin dhe Reçicën, SHIK-un dhe sidmos me Gani Thaqin.

“….kurse për asyen pse dhe kush e vrau Dino Hasanajt doju pyet tjeter kush ma von….”, ka shkruar tutje Miftari.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Baton perveq se ishe postjer dhe spijun i Ivica Stanishiqit shefit të UDB ,tregona qka i the ministrit Gjerman Jashka Fisherit 1999 lidhur me UÇK kur ju qave dhe ju shtrive para kambve se kinse do ju vriste UÇK dhe se veq kinse aj vendim veq ishte marr dhe se jeni i vdekur.
Tregona qka ju tha minstri Gjerman kur edhe jau afroj vizitkarten me numer dhe emajl personal,por mos na genje pasi muj ta siguroj 100% raportin informativ të BND lidhur me kët rastin tuaj.
Tjeter her tregona ose pot tregoj un qka ju lidh me Hashim Thaqin,Kadri Veselin,Xhavit Halitin,Elmi Reqicen,SHik_un..e sidomos kolegen tan Gani Thaqin nga lidhjet dhe takimet e moqne në Brozovices …..a po desh harrova edhe doju tregoj kush ju liroj nga UÇK pasi ishe i arrestum niher gjat luftes ….kurse për asyen pse dhe kush e vrau Dino Hasanajt doju pyet tjeter kush ma von…./

Share.

About Author