Pas raportimeve të “Drenica Sot” për punësimet e të afërmeve të Jakup Krasniqit, fillojnë largimet dhe aderimet në partitë tjera (FOTO)

0

Pasi publikuam radhazi punësimet e të afërmëve të Jakup Krasniqit, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, në institucionet më të rëndësishme të vendit, kanë filluar pakënaqësitë e anëtarëve dhe simpatizatëve të NISMA-s në Drenas, respektivisht në Komoran.

Kështu sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Kastriot Alushani, familjar i komandantit Ymer Alushani, ka njoftuar për largimin nga “Nisma Socialdemokrate”, duke njoftuar se ju është bashkuar PDK-së.

Pas raportimeve të “Drenica Sot” lidhur me punësimet e familjarëve të Jakup Krasniqit kanë ardhur edhe pakënaqësi tjera edhe nga vendet tjera në Drenas duke i cilësuar si abuzuese me ndihmën që ata i ofruan NISMA-s në zgjedhjet e fundit, si lokale ashtu edhe në ato parlamentare.

E pas fillimit të përcarjeve të mëdha të NISMA-s në Drenas, kjo e fundit duhet të mendohet mirë lidhur me moskujdesin që po ja kushton këtij vendi që paraqet një ndër vendet që janë më meritore për fuqizimin e partisë “Nisma Socialdemokrate” edhe në nivel të vendit.

Me rënien e “NISMA-s” në Drenas, fillon rrjedhimisht rënia e saj në tërë Kosovën nëse vazhdohet me logjikën e njejtë të punësimeve të familjarëve të njerzëve të fuqishëm në NISMA që kanë zaptuar partinë për përfitime të veta personale.

Share.

About Author