Thaçi e sulmon Rugovën me Millosheviqin

0
Loading...

Presidenti Thaçi teksa ka folur për vështirësitë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se nuk është ndonjë kënaqësie të ulësh dhe të bisedosh me Aleksandër Vuçiqin.
Sipas tij, ky është një moment që duhet shfrytëzuar nga Kosova, pavarësisht se a i pëlqejnë dikujt përfaqësuesit e palës serbe.

E duke u munduar ta shpjegojë këtë, ai ka kujtuar edhe faktin se dikush është takuar edhe me Sllobodan Millosheviqin, duke aluduar në ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova./Periskopi/

Fjala e plotë:

Sakrifica më e madhe është me u ulë me autoritete e Serbisë, Nuk është takim i mirë më u ulë në karrik me Vucicin.

Kosova është vend Sovran, nuk ka asnjë rrezik për pavërsinë e Kosovës.

Kosova rrezikohet nëse nuk lëviz shpejtë drejt institucioneve euro-atlantike.

Status-quo paraqet një rrëzik.

Tek e fundit, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të jetë me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Prandaj është një momentum që duhet ta shfrytëzojmë, na pëlqyen ose je.Tek e fundit Kosova ka dialoguar edhe Millosheviqin.

Unë do të punojë fuqishëm për arritjen e paqes definitive me Serbinë.

Të githë janë në favor të dialogut dhe negociatave, dhe në favor të një marrëveshje përfundimtare.

Share.

About Author