Zbutja e “Çelikut”

0

Shkruan: Enver Dugolli

Deri sa po dëgjoja “arsyetimet” e Fatmir Limes, se përse do u dashka që edhe ky t’i bashkohet delegacionit Kosovar për takim në Bruksel, të prirë nga Thaçi, të cilin më heret e “sulmonte” me doza mosbesimi, nuk kam se si ta quaj veç se konfirmim i dorëzimit të tij që kishte ndodhë tani e një vit!

Ai e futi NISMEN në koalicion me PAN-in dhe si rrjedhojë nuk e di pse prisja ndonjë qëndrim dhe veprim ndryshe! Kisha besim se për tema të mëdha, do pyetej dhe dëgjohej, nëse jo elektorati, të paktën Jakup Krasniqi, por si duket jo! Baca Kupë, ose nuk pyetet fare ose ka mbetë i vetmuar dhe pa ndikim sepse nga ato që deklaron kohë pas kohe, ky nuk është vullnet dhe dëshirë e tijë!

Një mik i mi i cili i njihte edhe gjatë luftes më thoshte: “Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Fatmir Lima, nuk mund të ndahen…” nuk e thonte për Ramushin, por si duket edhe ky tanimë është çështje e kryer!
Nuk kisha dashtë që edhe Baca Kupë të futet në listën e të pa ndashëmëve! Fol zëshëm Jakup Krasniqi dhe mos u bë argat i së keqes!

Me këtë dialog me Serbinë, Kosova nuk fitoj gjë, por nëse vazhdon kështu, mundë të humbë shumë!

Share.

About Author