Boksieri nga Dobrosheci i Drenasit kampion evrope ne kategorinë GBU (FOTO/VIDEO)

0
Loading...

Boksieri nga Dobrosheci i Drenasit Kamer Maloku që jeton dhe vepron në Karlsruhe të Gjermanisë ka mbrojtur titullin kampion evrope në kategorinë GBU, ai fillimisht u shpall kampion në mars ku e mposhti  boksierin Attila Kodra.

Në meqin e fundit Maloku mposhti çekun Janos Laktas i cili ka gjithsej 40 meqe profesioniste.

Kamer Maloku është boksier profesionist që nga viti 2013 dhe ka të zhvilluara gjithsej 11 ndeshje prej tyre 9 fitore. Ai aktualisht bënë gara në kategorinë super të mesme deri në 76kg.

Ky boksier me prejardhje nga Drenasi përveq që është kampion evrope në kategorinë GBU, pretendon që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe kampion bote./DRENICA SOT

 

Share.

About Author