Asamblisti Beqir Kiqina : “Komuna e Drenasit po varfërohet nga keqmenagjimi i kryetarit Lladrovci

0

Asambilisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, në një prononcim për Gazetën Online “Drenica Sot”, ka hedhur akuza të rënda për kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kiqina ka thënë se Drenasi nën menagjimin e Lladrovcit vetëm se është ka varfërohet si komunë, duke përmendur pagesat që kjo komunë po i bën përmbaruesëve privat.

Më poshtë ju sjellim reagimin e asamblistit Kiqina për çështjen në fjalë./DRENICASOT.

“Komuna e Drenasit nuk po ja del që të menagjoi si duhet resurset financiare, përkatësishtë kryetari Lladrovci ose nuk po di ose e ka vendos të mos i lejë pa “punë” përmbaruësit privat, pasi që në raportin 6 mujor financiar shihet se komuna e Drenasit ka humbë rreth 12.000 euro duke paguar panevojshëm përmbaruesit privat.

Krejt kjo humbje financiare vjen nga mos pagimi i pagave jubliare që komuna duhet ti paguajë stafin administrativ dhe stafin arsimor pas penzionimit, për tre muaj rresht, këtë nuk e ka bërë Lladrovci ndërsa penzonistët janë ankuar ndërsa përmbaruesi privat më anë të ligjit ia merr komunës para humbëse nga keqmenagjimi rreth 12.000 euro, ky keqmenagjim është bërë ose nga mos dija e kryetarit ose nga mos interesimi i tij që të merret seriozisht me parat e taksapaguësve të Komunës së Drenasit.”

Share.

About Author