Haxhiu: Thaçi e dekretoi Lebanin se i duhet në kushtetuese për Zajednicën

0

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me dekretimin e Radomir Leban si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese edhe pse ai është i dënuar me 6 vite burgim për krim të organizuar dhe kontrabandë dhe në kërkim nga INTERPOL.

Hashiu ka thënë se pavarësisht se Thaçi e dinte për dënimin e tij, e ka dekretuar sepse Leban i duhet në Kushtetuese për “Zajednicën” dhe të tjera çështje.

“Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!”

“Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listës serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për “Zajednicën” dhe të tjera çështje! Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!”, shkruan Haxhiu në Facebook./DRENICASOT.

Share.

About Author