Mbi 20 të vdekur pas shembjes së urës në Itali (FOTO)

0
Loading...

Mediat italiane raportojnë se dhjetëra persona kanë humbur jetën në një autostradë në Genoa të Italisë, ku u shemb një urë gjigante.

Dhjetëra vetura kanë rënë në lumë, hekurudhë dhe ndërtesa nga mbi 90 metra lartësi, kurse ura Morandi u shemb rreth orës 11:30 sipas kohë lokale,

Shefi i shërbimit emergjent ka njoftuar se dhjetëra persona kanë humbur jetën, derisa Ministri italian i Transportit, e ka quajtur një tragjedi të paharruar. Ndërkaq, dëshmitarët okularë momentin e shembjes së urës e kanë krahasuar me skenat apokaliptike.

Ekipet e zjarrfikësve me ndihmën e qenve janë duke kërkuar të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënojat e urës së shembur, ndërsa policia me helikopter është duke kërkuar një person që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit e kanë dërguar në një zonë tjetër.

Share.

About Author