Surroi: Thaçi ka tru të deles, Lugina nuk i bashkohet Kosovës pa asgjë

0

Publicistja Flaka Surroi ka bërë një shkrim tjetër në portalin Koha, ku ka folur për një varg çështjet aktuale në vend, shkruan Periskopi.

Surroi ka folur edhe për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Gjakovë, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën e saj – edhe pse, gruaja e tij e kishte paraqitur paraprakisht rastin në polici dhe kishte treguar për kërcënimet dhe dhunimet që i ishin bërë nga burri.

Ajo ka thënë se ky rast dëshmon mosfunksionimin e mekanizmave të shtetit, rrënimin e sistemit arsimor, ndër tjerash.

Ajo ka folur edhe për Thaçin, dhe idenë e shkëmbimit të territoreve të cilën presidenti po mundohet ta propagandojë te qytetarët e vendit. Ajo shkruan se megjithëse Thaçit i duket se populli ka tru të deles, në fakt ai vetë e ka një tru të tillë nëse beson që Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës pa ia dhënë veriun e vendit.

Share.

About Author