Vuçiq: E kuptoj Merkelin për kufijtë, Gjermania e sheh Kosovën të pavaur nga Serbia

0
Loading...

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se e gjithë bota perëndimore, e konsideron Kosovën si një vend Sovran. Ai ka reaguar ndaj deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila kundërshton çdo ide për ndërhyrje në kufijtë e Ballkanit.

“Ajo pothuajse na ka demarkuar ne, por gjithashtu edhe faktin se Kosova është e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, pa përjashtime, e konsideron Kosovën si një vend Sovran e cila u përket shqiptarëve në Prishtinë. Sipas këndvështrimit të tyre, kjo është një punë e kryer. Për këtë arsye, kam mbetur i befasuar me histerinë që kanë shfaqur disa njerëz në Serbi. Të shohim, Sonja Biserko, Sava Janjiq, që të gjithë, gjithmonë, kanë qenë për një Kosovë të pavarur. Ata janë në favor të një Kosove të pavarur”, ka thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.

Vuçiq ka thënë se ka gjithë kurajon e nevojshme për të kuptuar se Merkel, Putin, Pence, Macron do të kërkojnë ‘dicka më shumë për serbët dhe Serbinë”.

Ai ka thënë se pozicion i Angela Merkel ka qenë gjithmonë i njëjti, që prej kur Gjermania ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Vuçi ka konfirmuar edhe një herë se takimi mes tij dhe Thaçit do të mbahet në shtator.

Share.

About Author