Audioincizimi ku tregohet se Parim Olluri kishte kërkuar haraç nga kompania që shantazhohet në këmbim të përfitimeve materiale

0
Loading...

Në vazhdën e publikimeve të audioincizimeve në rastin e deputetit, Milaim Zeka, publikohet biseda ndërmjet deputetit Zeka dhe një biznesmeni të njohur kosovar që kishte rënë viktimë e kërkimharaçit nga Parim Olluri, pronar i Portalit “Insajder”.

Parim Olluri, duke tentuar përfitimin material nga kompanitë më të mëdha në vend, kishte shantazhuar këto biznese, me luftë mediatike, me kërcënim të dëmtimit të imazhit të tyre, po qe se këto të fundit nuk do të paguanin shumën e kërkuar nga ai dhe nuk do t’u bindeshin urdhërave të tij.

Siç edhe dëgjohet në audioincizim, Olluri kishte kërkuar që shuma prej 350 eurove, sa ishte duke i marrë nga ky biznes, të dyfishohej në shumën prej 700 eurove në muaj, me arsyetimin se janë duke ndjekur rrugën e njëjtë si të Expressit, që ka hapur Televizionin “T7”, me po këtë mënyrë funksionimi.

Pasi nuk u pajtua rreth shumës së kërkuar në mënyrë të habitshme nga Parim Olluri, kompania në fjalë kishte refuzuar kategorikisht bashkëpunimin me portalin në fjalë, që për rrjedhojë kishte filluar lufta mediatike ndaj tyre.

Olluri pas bisedave që kishte bërë në telefon me drejtorin e marketingut të kompanisë dhe refuzimit të dhënies së kësaj shume, kishte dërguar pytje “kërcënuese”, për rastin e mishit të prishur që kishte bërë bujë të madhe në Kosovë, duke ua bërë me dije pronarit dhe drejtorit të marketingut “formën e manovrimit”, përmes së cilës do të dëmtohej imazhi i kompanisë në fjalë.

https://www.facebook.com/PortaliDrenicaSot

Pas kësaj, kompanitë më të mëdha në vend, kishin refuzuar shantazhin dhe marrin vendim që të shkëpusin bashkëpunimin me portalin në fjalë.

Në këtë bisedë dëgjohet edhe se si, për këto forma bashkëpunimi në mes të portalit “Insajder” dhe kompanive, nuk kishte kontratë bashkëpunimi, por vetëm fatura të thjeshta të lëshuara nga ta, që hedhë dyshim për elemente të veprave penale si “shmangie tatimi”.

https://www.facebook.com/PortaliDrenicaSot

Ky audioincizim, i përbërë me përplot vepra kriminale, është e çuditshme që nuk ishte marrë seriozisht nga njësitet hetuese të Policisë së Kosovës, pasi ishte në telefonin që i ishte marrë deputetit Zeka dhe nga i njëjti telefon ishin publikuar audioincizime të tjera në Portalin “Insajder”, të seleksionuara, duke tentuar dëmtimin e imazhit të vetë deputetit Zeka.

Gazeta Online “Drenica Sot”, do të kërkojë shpjegim nga Policia e Kosovës dhe nga Prokuroria e vendit, për mosmarrjen e veprimeve të duhura ndaj këtyre veprave kriminale nga gazetari Parim Olluri./DRENICASOT.

Për më shumë pëlqeni Gazetën Online “Drenica Sot” në Facebook : https://www.facebook.com/PortaliDrenicaSot

 

 

Share.

About Author