Haradinaj nuk pyet Thaçin, kalon në qeveri shëndrrimi i FSK-në në ushtri

0
Loading...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme me një vendim suprizë ka miratuar që FSK të shëndrrohet në ushtri të Kosovës.

Është propozuar zyrtarisht transformimi i FSK-së në Ushtri nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë ai propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Me këto projektligje, sipas tij, FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancon në Ministri të Mbrojtjes.

Ndërkaq, kundër këtij veprimi është shprehur sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./albeu.com/

Share.

About Author