Asamblistja nga “Vizioni për Drenasin” në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Drenasit, kërkoi sqarime nga kryetari Lladrovci për mbylljen e shkollave në disa fshatra

0

Asamblistja nga “Vizioni për Drenasin”, Fitore Morina, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Drenasit, kërkoi sqarime nga kryetari Lladrovci për mbylljen e shkollave në disa fshatra të Komunës së Drenasit.

Kjo mbledhje ishte thirrur nga asamblistët e opozitës, përfshirë edhe nënshkrimet e asamblistëve të Vizionit për Drenasin.

Në emër të “Vizioni për Drenasin”, asamblistja, Fitore Morina kërkoi llogari dhe sqarime nga kryetari Lladrovci për rastin në fjalë, që njëherit u pasua me arsyetimet e kryetarit Lladrovci se shkollat në fjalë nuk janë mbyllur, por vetëm janë fuzionuar për shkak të numrit të vogël të nxënësve dhe ngritjes se cilësisë duke u thirrur në disa dispozita ligjore.

Share.

About Author