Grabitje e armatosur në Obiliq

0

Persona të panjohur, të armatosur, kanë grabitur degën e një institucioni mikrofinanciar në Obiliq.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa ende nuk dihet nëse personat e dyshuar janë identifikuar nga autoritetet.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë të cilat po merren me rastin.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në Obiliq ka ndodhur një grabitje e armatosur. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arrit njësitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Për detaje të tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Share.

About Author