Shukri Buja i habitur me ngritjen e aktakuzës, fajëson edhe mediet!

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja është habitur me raportimin e medieve rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale rreth rastit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e personave që i është ngritur aktakuza është edhe Buja.  Mirëpo, ky i fundit thotë se s’ka marrë kurrfarë informacioni nga organet e drejtësisë.

“…nuk ka aktakuza hiq veç po raportohet sikurse herën e kaluar nuk ka aktakuzë. Unë nuk kam kurrëfarë konfirmimi edhe Prokuroria po ndërmarrë hapa politik  kështu që këto janë krejt aktakuza politike, në qoftë se organet kompetente dëshirojnë të ngritën aktakuzë atëherë këtë duhet t’a bëjnë prej liderëve kryesorë të vendit”, ka thënë.

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Share.

About Author