Rrëzohet muri i sapondërtuar, punëtori pëson lëndime të rënda

0

Një punëtor është lënduar derisa kryente punime në shtëpinë e një personi tjetër, në rrugën “Blerim Ademi” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima mashkull derisa ishte duke kryer disa punime të shtëpisë tek dëshmitari mashkull K/Shqiptar, është rrëzuar muri i posandërtuar dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK-Emergjencë për trajtim mjekësor ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Njësitet relevante dhe inspektorati i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Share.

About Author