Nafta zgjeron fitimet – Ndikojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe OPEC

0

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po qendrojnë pranë nivelit më të lartë në katër vitet e fundit, për shkak se po afron data e hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Çmimet po mbështeten edhe nga vendimi i OPEC dhe Rusisë për të mos rritur kuotat e prodhimit, në mënyrë që ti përgjigjen rënies së eksporteve nga Irani dhe Venezuela.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81.4 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2014. Nafta Bruto amerikane po tregtohet të rreth 72.2 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar që nga 4 nëntori do të sanksionojnë eksportet iraniane të naftës dhe po shtojnë presionin ndaj qeverive dhe kompanive në të gjithë botën, për të mos blerë naftën e Teheranit zyrtar.

Por, Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Irani deklaruan se janë të vendosur për të vijuar me mekanizimin e pagesave për të vijuar tregtinë, pavarësisht sanksioneve amerikane.

Gjithsesi, analistët parashikojnë se këto sanksione do të prekin rreth 1.5 milionë fuçi naftë në ditë, që pritet ti mungojnë tregut.

Për këtë arsye, Bank of America Merrill Lynch e rriti në 80 dollarë çmimin mesatar të naftës Brent, gjatë vitit 2019, nga 75 dollarë që ishte vlerësimi i mëparshëm. Banka tha se faktorët që kanë të bëjnë me Iranin do të dominojnë tregun në terma afatshkurtër.

Share.

About Author