Prokuroria konfirmon arrestimin e Milaim Zekës

0

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar ndalimin e deputeti të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Për Periskopin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Ekrem Luftiu ka thënë se sot është ndaluar deputeti Zeka.

Ai nuk ka dhënë detaje më të shumta mbi arsyet e ndalimit të Zekës.

“Munden me thanë që me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është ndaluar deputeti Milaim Zeka”, tha Lutfiu për Periskopin.

Ditë më parë, në një emision televiziv, Zeka kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu, pas aktakuzës së ngritur ndaj tij për rastin e mashtrimit me viza, çka mendohet se mund të ketë çuar në arrestimin e tij.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, kishte thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7. /Periskopi/

Share.

About Author