Feronikeli lideri i pakontestueshëm – e mposht Lirinë, fiton edhe Llapi

0

Feronikeli vazhdon të jetë i pamposhtur dhe lideri i pakontestueshëm i Ipko Superligës së Kosovës, pasi e mposhti Lirinë të shtunën në Drenas.

Feronikeli ishte nikoqir i Lirisë në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, dhe e mundi mindshem 4-2 në një ballafaqim të javës së shtatë të Superligës.

Pas vetëm 10 minutave lojë, Feronikeli fitoi penallti, të cilën ën gol e konkretizoi Astrit Fazliu.

Vendasit e dyfishuan epërsinë pas gjysmë ore lojë, kur Lapidar Lladrovci realizoi me kokë.

Në fund të pjesës së parë, Liria fitoi penallti dhe e ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1, me Qëndrim Gashin që ishte i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë, dy gola të shpejtë të vendasve, të shënuara nga Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti në brenda dhjetë minutave në fillim të pjesës së dytë, ia shuan shpresat Lirisë.

Rreth një çerek pa përfunduar takimi, Liria realizoi përsëri, kur Gentian Binishi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga largësia.

Kjo ishte fitorja e pestë për Feronikelin, i cili është lider me 16 pikë, një më shumë se përcjellesi i parë, Llapi.

Llapi po ashtu fitoi sot kundër KEK-ut, duke mos i ndarë liderit në tabelë.

Golat për llapjanët i shënuan Festim Alidema në minutën e 14-të dhe Hamdi Namani në minutën e 70-të. /DRENICASOT.

Share.

About Author