Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Gërguri, i përgjigjet Veselit kur thotë se “Çdo gjë e madhe që është bërë në Kosovë, ka vulën e PDK-së”

0

Pas largimit të asamblistit Xhavit Drenori nga Kuvendi Komunal i Drenasit, vendin e tij pritet ta zërë, Gentrit Gërguri, i cili pritet të jetë asamblisti i ardhshëm i Komunës së Drenasit.

Ka disa muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional. Shkak për këtë është mos emërimi i anëtarëve të rinj nga presidenti i vendit, gjë që ka pamundësuar edhe emërimin e Gentrit Gërgurit si anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit, raporton “Drenica Sot“.

E ishte Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, ajo e cila e nxiti Gërgurin të reagojë ashpër.
Pas deklaratës së kryetarit Veseli se “Çdo gjë e madhe që është bërë në Kosovë, ka vulën e PDK-së”, ka reaguar Gërguri duke pohuar atë cfarë thotë Veseli, por për krejt dicka tjetër.

“Krimi, korrupsioni, shkaterrimi i ekonomise permes privatizimit dhe te gjitha te zezat tjera qe kane ndodhe ne Kosove, dhe qe e kane sjelle vendin ne situaten ku shumica deshiron me qdo kusht me leshu kete vend, e kane vulen e PDK-se(pa i perjashtu edhe te tjeret qe kane marre pjese), ” ka shtuar Gërguri në rrjetin social Facebook./DRENICASOT.

Ja reagimi i tij i plotë :

Share.

About Author