Skandal! -Dokumenti për copëtimin e Kosovës u përgatit nga Baton Haxhiu, këshilltar i Ramës dhe mik i Thaçit! –

0

Skandal! -Dokumenti për copëtimin e Kosovës u përgatit nga Baton Haxhiu, këshilltar i Ramës dhe mik i Thaçit! –

Nga Nehat Shaqiri. .

  • Ideja për copëtimin e territorit të Kosovës, përveç Serbisë, e cila po të ketë mundësi do e merrte Kosovën deri në Durrës, po bëhet edhe më skandaloze kur këtë po e përkrahin shqiptarët.

 

Një avokat nga Shqipëria, ka zbuluar një dokument të fondacionit Soros, e cila ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.

Nuk është shumë për t’u befasuar me atë se çka është gjetur aty.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

Por, normalisht që ai vetë nuk ka mundur ta përmbyllë këtë agjendë serbo – ruse, pa ndihmën e madhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Avokati zbulon dokumentin e Sorosit

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar sërish në lidhje me mundësitë për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Goxhajt, dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ka zbuluar dokumentin në fjalë, ndërsa thekson se sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros.

Goxhaj më tej thotë se dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja Dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Rreziku i shqiptarëve nga Rama, Thaçi dhe Haxhiu

Se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka mik të mirë Baton Haxhiun është parë edhe kur ia kishte ndarë dekoratën presidenciale, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në vrullin e medaljeve që i kishte ndarë për personalitetet e ndryshme shqiptare ka dekoruar Haxhiun.

Me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Presidenti ka dekoruar edhe gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiun, ku është shprehur se kjo medalje është për gazetarin, publicistin dhe kontribuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë qenë më në rrezik sesa tash, kur i kemi dy shtete të pavarura.

Në Shqipëri, Edi Rama është përfolur se i ka lidhjet e tij me shtetin grek, e që me këtë dokument po shihet që ka lidhje me Fondacionin e Sorosit, ndërsa në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është akuzuar gjithmonë se ka lidhje me Shërbimin Sekret Francez, kurse Baton Haxhiu, është përfolur se ka pasur lidhje të ngushta me Ivica Stanishiçin dhe ishte një “postier i UDB-së”.

UÇK-ja kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut, çka ndodhi tash?

Ish- agjenti i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari, ka pyetur se pse UÇK-ja e Likovcit, seli e Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut në qershor të 1998.

“Aty ishin premtua edhe dy mijë marka shpërblim për personin i cili e arreston, kurse tash 20 vjet pas doli që ky trimi qenka patriot i zjarrtë”, ka thënë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje pyet presidentin se përveç që ishte postier i UDB-së, a e dini ju se kush e përcolli nga Kosova për Maqedoni gjatë luftës dhe pse e përhapi lajmi e rrejshëm se kinse ishte vrarë nga serbët?

“Pse pra, serbët e UDB-së e kishin ruajtur të mos i ndodhte asgjë e keqe?”

“A e dini ju se çka i kishte thënë Batoni i dekoruar nga ju z. President Joshka Fisherit, ministrit të Jashtëm të Gjermanisë? Po ua kujtoj. I kishte thënë se është njëri i vdekur, pra i dënuar me vdekje pasi të kthehet në Kosovë dhe do ta vrasin skuadrat e UÇK-së. Atëherë ministri Gjerman i kishte thënë se kjo nuk do të ndodhte pasi UÇK-ja nuk bën gjëra të tilla dhe i kishte premtuar se nuk do të ndodhte asgjë, dhe se i kishte dhënë numrin e telefonit dhe një kartëvizitë ministri gjerman”, përfundon Miftari.

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin

Por, të flasim pak për atë se, kush është Baton Haxhiu, njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).

Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.

Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij, nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur ministri.

“Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja, Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

“Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’.

Gazeta BOTA SOT.

Share.

About Author