Daçiç: SHBA na ka ndaluar fushatën kundër njohjeve të Kosovës

0

SERBI- Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Shtetet e Bashkua i kishin kërkuar qe te ndalte fushatën për anulimin e njohjeve te pavarësisë se Kosovës.

Gjate një interviste për mediat serbe, Daçiç deklaroi se kjo kërkese i ishte bërë gjatë vizitës që ai kishte zhvilluar në Nju Jork me kryeministren Ana Bernabiç por pa përmendur se nga kush ishte bere kjo kërkesë.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiç. Sipas palës amerikane në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën”- ka thënë Daçiç.

Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Share.

About Author