Doli nga shtypi romani “Zëri i mbytur i gruas” i shkrimtares drenicase, Marigona Krasniqi

0

Doli nga shtypi romani “Zëri i mbytur i gruas” i shkrimtares Marigona Krasniqi

“Zëri i mbytur i gruas” , rrëfim ekskluziv i të mbijetuarës së dhunës seksuale

“Endem e sfilitem, qaj e merzitem por prap po jetoj”, janë këto fjalët e njërës nga të mbijetuat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rrëfimin e së cilës e sjellë shkrimtarja Marigona Krasniqi përmes romanit “Zëri i mbytur i Gruas”.

Në këtë roman shkrimtarja tregon për vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, duke u fokusuar te sakrificat e grave e vajzave kosovare disa nga të cilat i dhanë fund jetës me dëshirë për të mos u bërë “gjah” i tyre, e disa ishin viktima të brutalitetit seksual që u ushtrua mbi to.

Lufta e fundit në Kosovë, siç dëshmojnë edhe raportet nga organizata të ndryshme, kishte rreth 20.000 vajza e gra të dhunuara seksualisht nga forcat serbe, e që sot njihen si viktima të dhunës seksuale.

SHËNIME PËR AUTOREN

Marigona Krasniqi u lind në dhjetor të vitit 1993, në Negroc të komunës së Drenasit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë. Aktualisht studion Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Zëri i mbytur i gruas” është romani i parë i Marigonës, njëherit libri i dytë i saj.

Në dhjetor të vitit 2017 ajo ka botuar librin e parë “Trëndafili kërkon shi”, një pëmbledhje poetike e cila u prit mjaftë mirë nga lexues dhe kritikë letrarë.

Pas kërkesave të shumta nga bashkëatdhetarët “Trëndafili kërkon shi” ka kaluar kufijtë duke arritur edhe në: Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Austri, Belgjikë dhe Amerikë.

Share.

About Author