Komuna e Drenasit nuk thërret seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e shkollave, edhe pse kërkesa nga asamblistët është bërë tash e sa kohë

0

Komuna e Drenasit po vepron jashtëligjshëm me mosthirrjen e seancës së jashtëzakonshme, seancë kjo e thirrur nga 11 asamblistë të Kuvendit Komunal të Drenasit, për rastin e mbylljes së shkollave në disa fshatra të Komunës së Drenasit.

Edhe pse Komuna e Drenasit obligohet që brenda tri dite të thërras seancë ndaj kërkesës së asamblistëve, për rastin e mbylljes së shkollave, me kërkesë nga 11 asamblistë, një gjë e tillë nuk ka ndodh, në kohën kur kanë kaluar afër dy muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor, raporton “Drenica Sot”.

 

Asamblisti, Vehbi Berisha ju është drejtuar me një shkresë zyrtare udhëheqësit të departamentit ligjor dhe monitorimit të komunave, në MAPL, Xhevat Tafa si dhe Venera Kosumit udhëheqëse e departamentit për përformancë dhe transparencë komunale duke e njoftuar për kërkesën e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit me këtë pikë të rendit të ditës :”Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të DKA-së me nr.400-52354 të dt. 31.08.2018 për mbylljen e shkollave në Abri, Gjergjicë dhe Godanc, raporton “Drenica Sot“.

Kjo kërkesë e cila mban numrin e protokollit 12-030-59038 është e bazuar plotësiht në nenin 44 të Ligjit Nr 03.L-040 për vetëqeverisje lokale si dhe nenit 48 të statutit të Komunës së Drenasit ku është nënshkruar nga 11 asamblist të Kuvendit Komunal të Drenasit, duke kërkuar nga institucioni më i lartë ekzekutiv në nivel vendi të ushtrohet ndikimi në zbatimin e ligjit nga Komuna e Drenasit.

E i gjithë ky neglizhim i Komunës së Drenasit nga asamblistët po shihet si tendencë e përfitimit në kohë si dhe frikësim nga pushteti aktual në Drenas, se do të shpërfaqet fytyra e vërtetë e tyre tek qytetarët e Komunës së Drenasit./DRENICASOT.

Share.

About Author