PSD frikësohet nga zgjedhjet, i bën kuorum Kuvendit të udhëhequr nga Kadri Veseli

0

Deputetët e PSD-së, që tërë kohën e kanë gojën plotë kundër deputetëve të Vetëvendosjes, se kinse po bëjnë pazare me PDK-në, po dalin që vet ata po ndihmojnë partitë në pozitë të bëjnë kuorumin në Kuvend.

Ishin deputetët e PSD-së, ata të cilët bën të mundur vazhdimin e seancës parlamentare të ditës së sotme.

Vetëvendosje dhe LDK nuk kishin marrë pjesë në këtë seancë duke pamundësuar vazhdimin e mëtutjeshëm, derisa deputetët e PSD-së, bën kuorumin.

E krejt kjo vlerësohet nga analistët politik si frikësim nga zgjedhjet, nga depuetët e kësaj legjislature që vijnë nga PSD, sepse sipas tyre ata e dijnë që nuk mund të jenë pjesë e legjislaturave të ardhshme parlamentare, sepse mandatet e tyre i morën sa ishin në Lëvizjen Vetëvendosje./DRENICASOT.

 

Share.

About Author