Vermicë: Plagoset një person, rrethanat të panjohura

0

​Në fshatin Vermicë të komunës së Malishevës, është raportuar se një person i dyshuar është plagosur me armë zjarri në rrethana të panjohura.
Policia bën të ditur se viktima e ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QMF-Malishevë e më pas në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Share.

About Author