Çeçeni: Ramzan Kadyrov pret Khabibin famëmadh me një Mercedez dhuratë

0

Dagestanezi Khabib Nurmagomedov, vijon të jetë “njeriu i ditës” në mbarë Rusinë, pas asaj përballjeje me Conor McGregor ku triumfoi bindshëm dhe mënyrë spektakolare.

Pasi u prit dhe u përgëzua nga vetë presidenti Putin, djaloshi musliman nga Dagestani vizitoi Çeceninë fqinje ku u prit në Grozni nga presidenti Ramzan Kadyrov.

“Një mënyrë jetese të shëndetshme, këmbëngulja për të arritur objektivin, zell të pakufishëm, respekt për normat e Kuranit të Shenjtë, Khabib shërben si një shembull për miliona të rinj. Ai bën shumë për unitetin e Ummetit”, shkroi Kadyrov në rrjetet sociale.

Kadyrov e nderoi me medaljen e Çeçenisë, Khabib dhe atin e tij trajner, Abdulmanapu Nurmagomedov, Ndërsa Ibrahim Zakriev, kryebashkiaku i Grozny-t, e shpalli “Qytetar Nderi”.

Në fund, Ramzan Kadirov i dhuroi Khabib Nurmagomedovir një makinë të re, një Mercedes S-Class./DRENICASOT.

Share.

About Author