Hashim Thaçi me Sami Lushtakun po mbështesin Naim Bazajn si kandidat i PDK-së për Drenasin, kundër njeriut të Kadri Veselit?

0

Presidenti Thaçi duket se po qëndron shumë aktiv edhe sa i përketë fuqisë që ka në Partinë Demokratike të Kosovës, parti kjo e themeluar nga vet ai.

Siç merr vesh Gazeta Online “Drenica Sot”, nga burime ende të pakonfirmuara, presidenti Thaçi bashkë me kryetarin e Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, po mbështesin Naim Bazajn, ish-kryesuesin e Kuvendit Komunal të Drenasit, si kandidat për të parin e Drenasit nga radhët e PDK-së.

E krejt kjo po shihet si luftë e drejtëpërdrejt ndaj Kadri Veselit dhe grupit të tij.

Ishte edhe Avni Lushtaku, kushëriri i Sami Lushtakut që para pak ditësh, publikisht kërkoi rikthimin e Hashim Thaçit në krye të partisë duke thënë se PDK ka mbetur për keqardhje pas largimit të Thaçit nga kreu i partisë, që rrjedhimisht është një grusht i rëndë për vet kryetarin aktual të PDK-së, Kadri Veseli.

Siç mirret vesh, gjithmon nga burime të pakonfirmuara, emri i përmendur nga Veseli si kandidat për të parin e Drenasit, është Sejdi Hoxha dhe jo kryetari aktual Ramiz Lladrovci.

Sejdi Hoxha, kryeshefi ekzekutiv tek Posta e Kosovës, është nipi i një ndër njerzëve më të fuqishëm të PDK-së, Azem Syla.

Ndryshe Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Komunës së Drenasit duket se ka mbetur në udhëkryq. Krahu i Thaçit dhe i Lushtakut nuk po e përkrah, për shkak të përafërimit të Lladrovcit me kryetarin aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari por edhe për një çarje që kishte ndodhur mes tyre, në rastin e moslëshimit të lejës për ndërtim në tokën e vet Lushtakut në Komoran, që nuk ju kishte lejuar nga Komuna që e udhëheq vet Lladrovci.

Krahas këtyre çarjeve, Lladrovci kishte shantazhuar presidentin Thaçi edhe për një vrasje që kishte ndodhur gjatë luftës, e që sipas kundërshtarëve politik të Lladrovcit, ky i fundit e bënte fajtor presidentin Thaçi.

Naim Bazaj, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, është deklaruar rreth situatës së fundit. Ishte Xhavit Drenori, asamblisti i dorëhequr nga Kuvendi Komunal i Drenasit, ai i cili ka publikuar një fotografi me Bazajn dhe që tregon se vet Bazaj pohon se ishte marrëveshje e vitit 2016 që në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, të jetë Bazaj kandidati i PDK-së për Drenasin./DRENICASOT.

Share.

About Author