Kush është Sejdi Hoxha, kandidati i pëlqyer nga Kadri Veseli, për të parin e Drenasit?

0

Zgjedhjet sa vijnë e afrohen dhe për këtë PDK duket se ka filluar të mendojë herët.

Ishte për shumë vite si partia më e madhe në vend por që tashmë është për keqardhje, ashtu sic e quan kushëriri i Sami Lushtakut, PDK-në në krye me Veselin.

Por sic duket Veseli ka filluar ndryshimet rrënjësore në partinë që tashmë udhëhiqet nga ai.

Për të parin e Komunës së Drenasit, nga informacionet që ka “Drenica Sot” brenda kryesisë së PDK-së, i pëlqyeri nga Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, është Sejdi Hoxha, kryeshefi aktual i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Sejdi Hoxha po shihet si shpresë për PDK-në e Drenasit edhe për një numër të anëtarëve të kryesisë së kësaj partie në Drenas.

Hoxha, që është edhe nipi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Azem Syla, është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Telekomunikacionit. Më parë Hoxha ishte kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës.

E i riu nga Drenasi, i cili për dallim nga kandidatët tjerë, është tejet më i shkolluar, po shihet si zgjidhja më e mirë për Drenasin dhe përfaqësimin e tij në nivel qendror.

Hoxha njëherit sipas qyetetarëve do të i jap fund edhe gafave të njëpasnjëshme të kryetarit aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci./DrenicaSot.

Share.

About Author