Në Serbi, 1 km autostradë me Bechtelin kushton 7 milionë euro, në Kosovë gati 13 milionë

0

Kostoja përfundimtare e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë, në gjatësi prej 55 kilometrash, mund të shkojë në rreth 700 milionë euro, dhe këtë e kishte thënë vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Fillimisht kostoja totale e kësaj autostrade, të ndërtuar nga konsorciumi “Bechtel-Enka”, ishte paraparë të jetë 608 milionë euro, por me pagesa shtesë, kostoja ka arritur shumën prej pothuajse 700 milionë euro, raporton Koha.net.

Por, shteti fqinj, Serbia, ditëve të fundit ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me grupin e inxhinierisë civile amerikane, “Bechtel”, për ndërtimin e një autostrade që lidh Çaçakun me Krushevcin, gjegjësisht korridoret evropiane të transportit, Korridoret X dhe XI, në territorin e Serbisë.

Investimi në ndërtimin e kësaj autostrade, sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Serbisë, do të kushtojë në total 800 milionë euro dhe punimet pritet të nisin më 2019.

“Rruga 110 kilometërshe do të kalojë përmes një pjese të Serbisë qendrore ku jetojnë rreth 500 mijë qytetarë dhe lidh Korridoret X dhe XI”, ka thënë ministrja serbe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Bechtel-in.

Në bazë të përllogaritjeve të kostos së kësaj autostrade në Serbi, del se 1 kilometër do të kushtojë 7.27 milionë euro, kurse kostoja e 1 kilometri autostradë në Kosovë, gjegjësisht në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, ka kushtuar 12.72 milionë euro./Koha.net

Share.

About Author