Niki Haley ka kërkuar tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

0

Ish ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Niki Haley ka kërkuar tërheqjen e forcave paqëruajtëse të UNMIK-ut nga Kosova.

Kështu thuhet në letrën e dorëheqjes së saj dërguar  sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Haley në letrën e saj deklaroi se ajo mbështet përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe OKB-së në ruajtjen e paqes në botë.

“Për disa vite, misioni i OKB-së në Kosovë, ka dhënë një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjidh konflikte komplekse. Suksesi i Kosovës i shprehur   në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë arsye për festë dhe simbol i arritjes së madhe nga Kombet e Bashkuara në përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, ka shkruar ajo, derisa ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Letra është e datës 9 tetor, kur ajo njoftoi se është tërhequr nga posti i ambasadores amerikane në OKB.

Share.

About Author