Ramadan Qehaja: Nesër bëhemi me ushtri, na pret sfida e 20 nëntorit!

0

Republika e Kosovës nesër edhe “De Jure” pritet të bëhet me ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit në seancën parlamentare do të shqyrtojnë në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të miratuara tashmë nga Qeveria “Haradinaj”.

Lidhur me këtë çështje, ka folur eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjenerali i karrierës, Ramadan Qehaja.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se deputetët shqiptarë (pa listën Srpska) do japin dritën jeshile dhe do ta miratojnë në lexim të parë projektligjin për transformimin e ushtrisë.

“… pastaj mbetet leximi i dytë që është deri me 20 nëntor, para Krishtlindjeve të kryhet. Atëherë hapet rruga që ne vërtetë të fillojmë të formojmë Forcën e Sigurisë me kondita të reja dhe kjo është shumë domethënëse për ne”, ka thënë ai.

Megjithatë, Qehaja tërhoqi vërejtjen se më mirë do të ishte që ushtria të bëhej me ndryshime kushtetuese, mirëpo kuptohej se kjo ishte e pamundur.

“Jemi në një vonesë tri vjeçare dhe ato vite nuk mund të kthehen. Por, sidoqoftë, unë si njohës i këtyre çështjeve them se zhvillimi i këtillë hap rrugën për formësimin e forcave të armatosura, ndonëse emri do të mbetët “FSK” (siç parashihet me ligj). Mirëpo, atributet ushtarake do të mbetën”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se se ushtria do të bëhet gjatë vitit 2018. “Ushtria e Kosovës do të kryhet brenda këtij viti. Duhet të shkojmë me mençuri dhe maturi që ta kryejmë brenda këtij muaji”, kishte deklaruar ai.

Ndërkohë, vlen të theksohet se dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK kanë pohuar tashmë se do të marrin pjesë në këtë seancë.

Share.

About Author