Sami Lushtaku kundër Lladrovcit, në përkrahje të Bazajt

0

Ai ishte në odën e Naim Bazajt për një qëllim politik.

Pas raportimeve të Drenica Sot se Lladrovci dhe Lushtaku kishin prishur raportet mes vete dhe se Lushtaku bashkë me presidentin Thaçi kishin zgjedhur Naim Bazajn si njeriun e tyre, një gjë e tillë edhe ka ndodhur.
Takimi në odë u bë haptasi dhe ajo çfarë raportoi “Drenica Sot” në mëngjes edhe po ndodh.

Një që është e sigurtë, luftë e madhe politike do të zhvillohet në Drenas për të parin e saj.

Ishte raportuar edhe më herët përcarja e madhe që kishte ndodhur. Duke u thirrur në burimet e saj brenda kryesisë së PDK-së në Drenas, “Drenica Sot” kishte raportuar se një ndër arsyjet e prishjes së raporteve Lladrovci- Lushtaku, ishte moslejimi i ndërtimit në pronën e Lushtakut në Komoran, ndalesë kjo e cila ishte bërë nga inspektorët komunal të Drenasit.

Arsyeja tjetër e prishjes së raporteve mes tyre ishte edhe raportet tejet të mira në mes të Lladrovcit dhe të kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tashmë kundërshtarit politik të Sami Lushtakut.

“Drenica Sot” kishte raportuar sot në mëngjes për një gjë të tillë, e nuk vonoi shumë dhe kjo gjë ndodhi, dolën haptas në përkrahje të Bazajt grupi i Sami Lushtakut./DRENICASOT.

Share.

About Author