Zënka mes të rinjve përfundon me therje me thikë

0

 

Një zënkë mes disa personave ka ndodhur pak më parë në qytetin e Pejës, saktësisht në afërsi të stadiumit.

Si pasojë e kësaj zënke një i mitur është therur me thikë ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në ora 18:20 minuta, në afërsi të stadiumit të qytetit në Pejë ka ndodhur një zënkë në mes disa të rinjve, ku si pasojë e kësaj zënke njëri prej tyre është therur me thikë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Që të dy kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të dyshuarit është në Spitalin Rajonal në Pejë ndërsa tjetri i dyshuar është dërguar me autoambulancë në QKUK. Sipas ekipit mjekësor gjendja e të dyve është jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Rugova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe me vendim të prokurorit rasti do të vazhdojë të hetohet./Indeksonline/

Share.

About Author