Haliti nervozohet edhe me deputetët: Unë s’jam çoban, hajdi në sallë

0

Kuvendi i Kosovës, në pikat e rendit të ditës ka pasur sot edhe shqyrtimin e projektligjeve për transformimin e FSK’së në Ushtri.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes kaloi me 101 vota, ndërsa projektligji për FSK’në kaloi me 98 deputetë.

Në Kuvend vazhdoi diskutimi edhe për projektligjin për Shërbim në FSK.

Mosprezenca e deputetëve në sallë kur po votohej, nervozoi kryesuesin e seancës, Xhavit Halitin.

“Deputetët le të kthehen në sallë. S’jam çoban unë. Regjia ftoi me zile deputetët që të vinë në sallë”, tha ai./DRENICASOT.

Share.

About Author