Shperthejnë të qeshurat në sallë, Konjufca: Ministër, a keni me marr naj nëndetëse për Thaçin?

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë që e gjithë deputetët në Kuvend të shpërthejnë me të qeshura, pas talljes që bëri me presidentin Hashim Thaçi.

Ai pati një pyetje interesante për ministrin e FSK’së, Rrustem Berisha.

“Ministër, a do të merrni edhe naj nëndetëse se presidenti jonë o burrë kur po del nëpër ujëra me motoskafa shumë të pasigurt, mos duhet me ja kriju atij edhe naj siguri pak më të madhe me naj nëndetëse me të madhe. A e keni menduar edhe këtë aspekt. Se nëpër jahta e nëpër Mal të Zi me Pacollin po tutna po rrëzohen”, tha Konjufca, teksa deputetët qeshnin vazhdimisht.

Atij i reagoi kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili i tha se sot po diskutohet për ligje të rëndësishme.

“Glauk, nuk desha me të ndërpre se jemi në situatë me ligje të rëndësishme. S’është mirë me debatu sot. Të gjthë kena ankesa, debatet janë debate”, tha Haliti.

Share.

About Author