Trump: pse Amerika e ka nevojshme aleancën me Arabinë Saudite

0

Presidenti Trump ka thënë Shtetet e Bashkuara e kanë të nevojshme aleancën me Arabinë Saudite në luftën kundër terrorizmit, kjo në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po akuzon Riadin për shkak të zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Ne kemi nevojë për Arabinë Saudite në luftën kundër terrorizmit, për atë që që po ndodh në Iran dhe gjetkë”, tha presidenti amerikan për Fox Business, duke këmbëngulur mbi rëndësinë për ekonominë amerikane, të kontratave të lidhura me Riadin për blerje armësh.

I pyetur nëse ai dëshiron të distancohet nga Arabia Saudite, Trump tha se ai e nuk dëshiron, dhe shtoi: “Sinqerisht, ne kemi një kontratë të madhe (armësh) prej 110 miliardë dollarë”

“…janë 500,000 vende pune”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur në lidhje për rastin e gazetarit të zhdukur, Trump tha se ka besim se rasti do sqarohet plotësisht.

“Ne do ta marrim vesh se çfarë ka ndodhur. Unë shpresoj se Mbreti dhe Princi i Kurorës janë angazhuar për të vërtetën dhe ky është një tregues shumë i rëndësishëm për mendimin tim”, tha Trump.

Share.

About Author