Rexhep Boja i jep fund enigmës: Unë e lava xhenazen e Ibrahim Rugovës

0

Një kohë të gjatë është spekuluar se Ibrahim Rugova është konvertuar në fenë katolike. Madje, mediat kishin shkruar se ish-presidenti është pagëzuar me emrin Pjetër. Por, në një prononcim për Gazetën Express, Rexhep Boja, ish-kryetar i BIK-ut, u dha fund krejt këtyre spekulimeve. Tha se ai ia lau xhenazen Rugoves.

“Po unë ja kam la xhenazen edhe ja kam fal namazin e xhenazes presidentit Rugova”, tha Boja. Duke mohuar zërat që presidenti ishte konvertuar në fenë krishtere.

Ky debat u hap edhe mbrëmë në emisionin Pressing në T7, i ftuar ishte edhe Kryeimami i Kosovës Naim Tërnava.

Lidhur me temën Tërnava tha se Rugova është varrosur me ceremonitë fetare islame.

PRESSING

RRËFIMI I NAIM TËRNAVËS NË PRESSING

Posted by T7 on Thursday, October 18, 2018

Share.

About Author