Zeka: Aleksandër Lumezi pagoi njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit

0

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin, se ky i fundit ka dhënë para për ta vrarë një prokuror nga Prizreni.
Zeka nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ku momentalisht po ndodh vazhdimi i seancës së djeshme tha se ka menduar që do të thirret të dëshmojë ëshë për këtë rast.

“Unë kam mëndu që kur më kanë thirr, më kanë thirr për me dhanë informata për këtë deklarat që e kam dhënë në televizion”, tha ai.

Kujtojmë se Zeka në T7 ka thënë se Aleksandër Lumezi, ka paguar para për të vrarë ish prokurorin Nazmi Mustafi, që ka qenë shefi i task forcës antikorrupsion./DRENICASOT.

Share.

About Author