Zëvendëskancelari i Austrisë kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në Interpol

0

Zëvendës-kancelari austriak Heinz-Christian Strache të premten ka kundërshtuar qartë formimin e një ushtrie në Kosovë dhe gjithashtu është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, tash për tash. Strache, i cili njihet për qëndrime kundër Kosovës, këto deklarata i ka dhënë derisa po mbante konferencë për media me Ivica Daçiqin në Vjenë.
“Hapa të tillë nuk duhet të merren, për sa kohë që situata juridike e vendit nuk është sqaruar”, tha Strache pas një takimi me ministrin e jashtëm serb dhe zëvendëskryeministrin Ivica Daçiq, transemton Gazeta Express.

Strache thotë se pozicioni i tij është në përputhje me atë të presidentin federal, Aleksander Var de Bellen. Sipas tij, Austria akoma nuk e ka të formuar qëndrimin e saj lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Zëvendëskacelari austriak njihet për deklaratat e tij që vënë në dyshim qëndrimin e Austrisë kundrejt Kosovës. Megjithatë, më herët autoritetet tjera austriake kanë reaguar, duke thënë se shteti i tyre nuk lëvizë nga pozicionimi pro pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Share.

About Author