Pakënaqësi të mëdha nga njerëzit kyq, në Degën e AAK-së në Drenas, fajin kryetarja aktuale që sipas tyre dështoi

0

Pakënaqësitë e mëdha të njerzëve kyq, të cilët ndihmuan dhe përfaqësuan AAK-në në Drenas, sa vijnë e shtohen.

Njerëzit të cilët identifikoheshin si AAK-ja e Drenicës e që ndihmuan në atë masë sa që në kohërat më të rrëzikshme ishin në ball të mbrojtjes së fuqishme dhe punës së palodhshme të kësaj partie në mes të Drenicës, tashmë po shfaqin pakënaqësi të tyre ndaj kryetares aktuale të Degës së AAK-së në Drenas, Arta Ahmeti Xhylani, të cilën po e akuzojnë për dështime të njëpasnjëshme dhe dështim në mosfuqizimin e kësaj dege.

E sipas tyre kjo nuk do të tolerohet. Ata kanë paralajmëruar se do të marrin masa dhe pakënaqësit e tyre do të i shprehin ditën e hënë ku kanë thirrur mbledhje urgjente për situatën e krijuar në parti.

Vlenë të cekët se shihet një mobilizim i madh i strukturave të kësaj dege për të mostoleruar situatën e krijuar në parti./DRENICASOT.

Share.

About Author