Tentim vrasje në qytetin e Pejës, policia jep detaje

0

 

Ditën e djeshme ka ndodhur një zënke në qytetin e Pejës e cila ka përfunduar edhe me gjuajte me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka theksuar se ngjarja e klasifikuar si “vrasje ne tentative” ka ndodhur rreth orës 17:20, por nuk ka të lënduar.

“Dje rreth orës 17:20 policia ka marr informacion për një zënkë në qytetin e Pejës, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës, por përveç dëmeve materiale dhe lëndimeve të lehta trupore si pasojë e zënkës fizike nuk ka të lënduar” ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ai ka vënë në dukje se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga prokurori iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Njësitet relevante janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/

Share.

About Author