Kjo është pasuria e djalit të Fatmir Limajt, “me tana t’mirat”

0

Pronësia e këtyre banesave sipas deklarimit të Limajt është e përbashkët, duke mos e specifikuar se me kënd është bashkëpronar.Por, ai e ka sqaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit se pasuritë e babait të tij, Fatmir Limaj nuk janë pjesë e këtij deklarimi.

“Deklaroj që pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të prindit timë nuk janë të përfshira në këtë deklarim, pasi ato janë pronë e përbashkët e vllëzërëve dhe motrave të tij, sic janë të deklaruara në formularin e dorëzuar nga ai (Fatmir Limaj) në AKK”, thuhet në fund të deklarimit të pasurisë nga Durim Limaj, djali i zv.kryeministrit Limaj.

Durim Limaj, që është këshilltar i ministrit të Tregtisë, ka deklaruar senjërën banesë e ka paguar tërësisht dhe është bërë pronar i saj në vitin 2015. Banesën me sipërfaqe prej 45m2 e ka blerë për 45 mijë euro. Këto të hyrat, Limaj ka thënë se i ka siguruar nga të hyrat personale dhe shitja e një veture.

Por, ai në vitin 2016, thotë se është bërë pronar i një veture tjetër në vlerë prej 10 mijë eurove.Limaj ka deklaruar se në vitin 2014 është bërë pronar (bashkëpronar) i një banese me sipërfaqe prej 250m2 që ka një vlerë prej 165 mijë euro. Këtë banesë thotë se ende nuk e ka paguar.

“Në procedurë të blerjes, ende duke u paguar- ende nuk jam pronar i banesës”, ka shkruar Limaj në deklarimin e pasurisë së tij pranë AKK-së.

Ai nuk ka treguar se nëse ka marrë para borxh për blerjen e banesës apo banesën e ka blerë me këste.Këshilltari Limaj ka deklaruar se ka marrë obligime/borxh prej 155 mijë euro me një periudhë të kthimit nga viti 2015-2019, duke mos e treguar emrin e personit apo institucionit që i ka borxh.

Kompania “Orange LD Sh.P.K, është kompania që këshilltari i ministrit, Durim Limaj ka deklaruar se i posedon 50 për qind të aksioneve.  50% të kapitalit themeltar të kësaj kompanie i ka deklaruar në vlerë prej 50 mijë eurove, të cilat i ka nga viti 2014.Këshilltari Limaj, ka deklaruar se posedon 5 mijë e 790 euro para të gatshme në bankat komerciale, ku një pjesë e tyre janë të bashkëshortes.

Të ardhurat vjetore nga këshilltari Limaj ka deklaruar se ka një pagë mujore prej 620 euro nga puna e tij në MTI dhe 1 mijë euro nga aksionet në kompaninë e lartpërmendur.Të ardhurat mujore të bashkëshortes së këshilltarit janë 1 mijë e 500 euro.

Share.

About Author