Feronikeli marshon sigurt drejt titullit të kampionit

0

Feronikeli po vazhdon të tregojë që është kandidatë serioz për titull. Nikeli arriti të mposhtë Trepqën 89 në Mitrovicë me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm për ekipin nga Drenasi e shënoi Prekazi në minutën e 60-të.

Kjo fitore vetëm sa e forcon pozitën e parë të Feronikelit. Ata tash kanë 26 pik, dy më shumë se Prishtina. Po ashtu Nikeli ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Trepça 89 po vazhdon të ketë formë të dobët. Ekipi nga Mitrovica është në pozitën e tetë me 15 pik.

Share.

About Author