Feronikeli fiton derbin rajonal mposhtë Drenicën në ”Rexhep Rexhepi”

0

Feronikeli ka arritur të shënojë fitore me plot meritë përballë Drenicës me rezultat 2-1.

Vendasit e deshën më shumë fitoren dhe këtë e tregojnë edhe rastet e radhitura para protës së Arjon Ymerit.

Berat Ahmeti dhe Mendurim Hoti tentuan, por që nuk arritën të shënonin.

U desh të vije minuta e 33-të kur Da Silva shënoi për 1-0.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë në skenë foli Osman Mziu i cili përfitoi nga një lëshim në mbrojtje dhe shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë Feronikeli u hodh tërësisht në sulm.

Sulmuesi Kastriot Rexha kishte shumë raste nga të gjitha pozitat, por u desh të pres minutën e 78-të për të shënuar për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Feronikeli me këtë fitore mbetet lider me 29 pikë, ndërsa Drenica ka 18 pikë.

Share.

About Author